Pak minuta para Eurovisionit, Ronela Hajati nxjerr fotografitë e para! Ja si duket (FOTO LAJM)

Teksa edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i natës së parë të Eurovision 2022, kanë dalë fotografitë e para të këngëtares Ronela Hajati që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion.

Do të jetë pikërisht Ronela Hajati ajo që do të bëjë hapjen e edicionit, e cila do të performojë këngën “Sekret”.

Vihet re që ajo është veshur e gjitha me rozë dhe do të shoqërohet nga katër djem balerinë dhe koreografia Klaudia Pepa.

Ronela shfaqet shumë e qeshur dhe e emocionuar njëkohësisht.

Ndërkohë, më herët, artistja ka publikuar edhe mënyrat se si do të mund të votohet për të dhe shtetet nga të cilat mund të bëhet kjo./albeu.com/