Qeveria miraton deklaratën për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Pëlqej
Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme të 26-të me radhë ka miratuar deklaratën për zgjedhjelira dhe të ndershme si një vlerë themelore e nenit 22 të Kushtetutës, sipas të cilit çdo qytetar i rritur ka të drejtën e votës e cila është e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë që ushtrohet në zgjedhjelira dhe me votim të fshehtë.

Sipas kësaj deklarate, qeveria rekomandon që të gjitha funksionet publike dhe shtetërore, si dhe të punësuar në administratën shtetërore të marrin masat e nevojshme ligjore dhe hapat politikë dhe institucional për të siguruar të drejtën e pacenueshme për votën e çdo qytetari si dhe të sigurojë respektimin e parimit të votimit të fshehtë në mënyrë që votuesit të mund të votojnë lirisht, pa frikë apo kërcënime.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se procesi zgjedhor duhet të zhvillohet pa probleme për t'ju shmangur mashtrimeve apo paligjshmërive të tjera dhe të ruajë sigurinë dhe integritetin. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori