Qeveria miraton bashkëpunimin kulturor me Kosovën
Është miratuar nga qeveria e Maqedonisë Propozim-Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Muhamet Hoxha, në këtë marrëveshje definohen format dhe lëmitë e bashkëpunimit, këmbimit të ekspertëve, lëmit mbi të cilat do të vendosen kontaktet direkte apo pjesëmarrja në seminare.

“Marrëveshja në fjalë paraqet kornizë juridike për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes institucioneve kulturore në mes dy vendeve, me qëllim të këmbimit të pasurisë kulturore që është në funksion të afrimit të popujve të të dy vendeve.

Me këtë marrëveshje definohen format dhe lëmitë e bashkëpunimit, këmbimi i ekspertëve, lëmitë në të cilat do të mbështetet vendosja e kontakteve direkte, pjesëmarrja në seminare, konferenca në lëminë e botimeve dhe kështu me radhë... , si dhe nxitja e bashkëpunimit në mes të rinjve, nëpërmjet të cilave do të determinohen mundësitë për prezantim të pasurisë kulturore të të dy vendeve”, tha zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2013, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori