Qeveria miratoi propozim-planin për zbatimin e reformave prioritare
Qeveria e Mqedonisë ka miratuar në seancën e sotme propozim-planin 3-6-9, për zbatimin e reformave urgjente për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Për këtë hap të rëndësishëm që e ka ndërmarrë Qeveria për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë dhe të qytetarëve, vetëm një muaj pas formimit, do të vijë shtesë edhe njoftim konkret për opinionin, njoftojnë nga qeveria.

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për përgatitjet për pjesëmarrje të delegacionit të Republikës së Maqedonisë, udhëhequr nga kryeministr Zoran Zave në Konferencën për Ballkanin Perendimor, me 12 korrik në Triestë.

Bëhet fjalë për përgatitje serioze për pjesëmarrje të delegacionit qeveritarë në këtë ndodhi të rëndësishme ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perendimor.

Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar Informcionin për ndërtim të rrugës ekspres të pjesës Drenovë – Qytet, si pjesë e Korridorit 10, i paraparë si projekt i madh në korniza të programit operativ të sektorit për transport 2014-2020.

Është e obliguar Ministria e transportit dhe lidhjeve në bashkëpunim me Sekretariatin për çështje evropiane, projekti për zgjerim të pjesë së rrugës nga Prilepi deri te ura e lumit Lenishkë dhe ndërtim i korsisë së tretë të pjesës nga Bollovodnica deri te gurorja në Mavrovë, ta parashohë për financim në korniza të programit në fjalë.

Qeveria solli vendim për dërgim të katër përfaqësuesve të ARM-së në aktivitete dhe ushtrime në JCET – 17 – 2 në Republikën e Bullgarisë, nga 18 deri me 23 korrik.

Është konstatuar se ARM merr pjesë aktive në ushtrimet dhe aktvitetet në rajon dhe në Maqedoni, të cilat mbulohen nga buxheti i Ministrisë së mbrojtjes, me çka dërgohet sinjal për orientim të Republikës së Maqedonisë që të jetë pjesë e aktiviteteve ndërkombëtare të rëndësishme për sigurinë. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori