Përplasja me armë me djalin e kryeplakut të Kaninës, dëshmia e policit: Më tha hajde pak te makina dhe më nxori armën

Është zbardhur dëshmia e efektivit të policisë Lisien Myrtaj, i cili u arrestua pas përplasjes me armë zjarri me djalin e kryeplakut të Kaninës, Juxhino Aliraj (Todin).

Në dëshminë e tij, efektivi ka thënë se ishte Juxhini ai që i tha ‘hajde pak te makina” dhe më pas i ka nxjerrë armën të cilën e mbushi. Në dëshminë e tij, Myratj thotë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, por brenda rregullave të uniformës policore. pasi Juxhino Todi u largua në vendin e ngjarjes, efektivi tha se ka pritur patrullat e policisë për t’i dhënë dëshminë e tij.

“Isha poshtë pallatit kur mu afrua Juxhini me makinë tip ML. Me përplasje verbale, i kemi mbyllur muhabetet që kemi pasur. Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën, makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi duke më sharë.

Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë dhe nxora armën për vetëmbrojtje duke qëlluar nga pjesa e poshtme brenda rregullave si uniformë policie.

Pasi u largua me vrap, Juxhini, i cili po tentonte të qëllonte dhe unë qëllova disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të merrnin dëshminë duke ua shpjeguar ngjarjen dhe nga ikën”, tha Myrtaj./albeu.com