Qeveria maqedonase rekomandim për qytetarët: Evitoni daljen nga shtëpia!
Qeveria maqedonase me anë të zëdhënësit Aleksandar Gjorgjiev ka paralajmëruar qytetarët që për shkak të motit të acartë të evodentojnë në maksimun daljen nga shtëpia.

Këto janë disa nga rekomandimet për qytetarët në prag të valës së paralajmëruar të të ftohtit që sipas DPHM-së do ta pushtojë vendin prej sonte. Temperaturat pritet që gjatë natës të zbresin deri -13 gradë, ndërsa të dielën deri -20 gradë.

Tani për tani, siç informuan në konferencë për shtyp, zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënësja e Qendrës për menaxhim me kriza, Nadica Vëçkova dhe drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Shkup, Tatjana Baevska Vuçkoviq, gjendja është stabile dhe e mirë. Ka ndërprerje në komunikacion për automjetet e rënda ngarkuese në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër dhe prej pasdites edhe në Presekë. Komunikacioni ajror dhe hekurudhor po zhvillohet pa pengesa.

“Të gjitha institucionet kompetente në nivel qendror dhe lokal janë në terren. po veprojnë. Rregullisht po kryhen punët. Kemi vëmendje të plotë ndaj gjendjes së prëgjithshme. Megjithatë duhet të mbetemi maksimalisht të përkushtuar sepse sipas informatave të DPHM-së gjatë orëve të mbrëmjes mund të vijë, dhe sipas të gjitha gjasave do të vijë, deri te kombinimi i dy faktotëve – temperaturat e ulëta dhe lagështia që është shkaktuar nga reshjet e borës të cilat mund të krijojnë rreziqe dhe sfida më të mëdha për sanimin e gjendjes normale”, tha Gjorgjiev duke shtuar se institucionet do të ndodhen vazhdimisht në terren dhe do të veprohet çdokund ku nevojitet dhe do të dimensionohet puna në të gjitha organet në bazë të informatave në terren, në mënyrë që gjendjet të sillen në normale.

Sipas tij, është me rëndësi që edhe qytetarët të tregojnë vetëdije dhe aktivizëm dhe popullata ta kuptojë seriozitetin e kësaj gjendjeje dhe me raportin e vet të kontribuojë në sanimin sa më të shpejtë të sfidave dhe moslejimin e krijimit të situatave të cilat janë të pakontrollueshme. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori