Qeveria maqedonase përgënjeshtron lajmin për heqjen e kryqit
Pas lajmit jozyrtar nga shumë medie se është anuluar vendimi për vendosjen e Kryqit në Butel, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i qeverisë, për disa medie, ka përgënjeshtruar lajmin se anulohet vendimi për vendosjen e kryqit.

“Është i pasaktë dhe jo i vërtet informacioni se Qeveria ka hequr vendimin për vendosjen e kryqit në lagjen Butel. Nuk është sjell një vendim i tillë, pas dje nuk kishte seancë. Në tërësi e përgënjeshtrojmë një spekulim të tillë”, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Aktivistët e BDI-së mbrëmë rreth mesnatës nisën që ta prishin kampin e vendosur në vendin ku Komuna e Butelit po planifikon që të ndërtoje një kryq.

Nga partia thuan se po tërhiqen për të pasur mundësi që të krishterët ortodoks sot lirisht t`i vizitojnë varrezat për festën e tyre, por do të vazhdojnë në mënyrë institucionale për të zgjidhur problemin. Për këtë gjë do të kërkojnë edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Shtuar më 05/03/2016, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori