Qeveria kërkon nga ELEM ta anulojë tenderin për pajisje të minierave
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme vendosi t'i imponojë Bordit mbikëqyrës të ELEM-it ta anulojë vendimin për shpalljen e tenderit të furnizimit publik për pajisje për gërmimin e zgjyrës në vlerë prej 34 milionë euro dhe për këtë.

Në kumtesën e Qeverisë theksohet se ky vendim është sjell duke e pas parasysh se ekzistojnë dyshime edhe për keqpërdorime gjatë shpalljes së tenderit nga ana e ELEM-it.

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë, do të mbështesë sigurimin e mekanizmit personal të ELEM-it, në vend të shfrytëzimit shumëvjeçar nga firmat e jashtme për çka janë shpenzuar shuma të mëdha të parave të qytetarëve, por për rastin konkret ka indikacione serioze për lëshime të tenderit dhe favorizim të firmave për çka është ndërmarrë ky hap", thuhet në njoftim. /albeu.com/


Shtuar më 23/06/2017, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori