Qeveria i jep dritë jeshile propozim-ligjit për rritjen e pagës minimale
Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancën e 19-të e ka miratuar propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale dhe me këtë e filloi procedurën ligjore për rritje të rrogës minimale në nivel prej 12.000 denarëve.

Do të mundësohet pagesë e vlerës së njëjtë të rrogës minimale për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë, të cilët kanë rrogë minimale, ndërsa do të mundësohet edhe mbështetje financiare për firmat nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë që ta paguajnë rrogën minimale më të lartë të kontraktuar.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ndryshimet e miratuara të propozim ligjit, Qeveria gjatë ditës menjëherë do t’i dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në shqyrtim dhe miratim.
Shtuar më 04/08/2017, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori