Qeveria greke pret që 180 deputetë të votojnë marrëveshjen me Maqedoninë
Pëlqej
Bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit grek Aleksis Cipras mendojnë që marrëveshja eventuale për emrin në Parlamentin grek të votohet me shumicë të rritur prej 180, në vend të 151 deputetëve të deritanishëm, që si propozim tanimë ndodhet në tryezë, njoftojnë mediat greke.

Portalet informative In dhe Eurotoday shkruajnë se në kabinetin e Ciprasit ekziston debat për atë që marrëveshja të mbërrijë në Parlament, por të miratohet nga 180 deputetë, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.


Shtuar më 06/04/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori