Qeveria "gjunjëzon" SHASHK-un, nuk ka rritje rrogash
Pëlqej
Ka përfunduar takimi mes ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi dhe kryetarit të sindikatës së arsimtarëve, Nedelkovski.

Të dyja palët kanë rënë dakord që dialogu për kushte sociale për arsimtarët të vazhdojë, për të gjitha kërkesat, veç kërkesës për rritje rroge.

Ademi ka sqaruar se tashmë buxheti për arsimin është shpërndarë dhe nuk ka hapësira për korrektim, raporton PortAlb.

Dialogu mes SHASHK dhe Ministrisë së Arsimit do të vazhdojë përmes ngritjes së punëve punuese që do të shqyrtojnë kërkesat e arsimtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori