Neymar “ia merr në kthesë” Mbappes e Messit, shifrat në fillim të sezonit i ka të frikshme

Neymar ka rigjetur formën e tij më të mirë. Atëherë kur të gjithë prisnin shpërthimin e Mbappe apo dhe një ndikim më të madh të Messit, Neymar ka rrëmbyer statusin e liderit te PSG.

Në katër ndeshjet e para të sezonit, duke nisur nga Superkupa ndaj Nantes dhe tre ndeshje e para të Ligue 1, braziliani ka regjistruar statistika të frikshme.

Neymar në 360 minutat e para ka koleksionuar shtatë gola dhe gjashtë asist personal, shifra këto që tregojnë formën e mirë që po kalon braziliani.


Shtuar 22.08.2022 11:27