Lavrov i kërkon Ukrainës të përmbushë synimet ruse

Pasi ministri i jashtëm ukrainas tha për Associated Press se Kievi është i gatshëm të negociojë me Rusinë, Kremlini u kundërpërgjigj, duke thënë se do të duhet të përmbushen propozimet e tij.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Sergei Lavrov tha se qëllimet ruse të “çmilitarizimit dhe denazifikimit” janë të njohura për Kievin.

Ai shtoi se nëse Ukraina nuk arrin të përmbushë synimet e Rusisë, çështja do të vendoset nga ushtria./albeu.com


Shtuar 27.12.2022 09:11

Tags: ,