Qeveria e re, BDI takon sot përfaqësuesit e LSDM-së
Pëlqej
Kreu i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, mori para pak ditësh mandatin për formimin e qeverisë së re, ndërsa tashmë pritet që partitë politike të zhvillojnë takimet për marrëveshjen për formimin e qeverisë.

Sot është planifikuar të mbahet takimi mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së, të cilët do të diskutojnë për formimin e qeverisë së re.

Takimet e përfaqësuesve të shumicës parlamentare u intensifikuan menjëherë pasi kreu i LSDM-së Zoran Zaev, mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidenti Ivanov. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori