Qeveria e re, Ahmeti rrëfen takimet me Zaevin
Pëlqej
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka qenë i ftuar në "Zig-zag" ka rrëfyer se ka zhvilluar një seri takimesh me kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, duke shtuar se deri tani në parim shqiptarët do kenë numerikisht po aq dikastere sa kanë pasur më herët.

"Drejtimin e dikastereve nuk e kemi definuar, nesër do kemi një takim me Zaevin ku do flasim më detajisht për dikastret e caktuara.

Ka një shtim këtu, pra kemi kryetarin e Parlamentit, duhet biseduar edhe me partitë tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtim të vendit dhe ky nuk është ndonjë problem", ka thënë Ahmeti.

Ai thekson se ka kontakte me Aleancën Shqiptare dhe se nuk sheh asnjë probem në dikasteret dhe ndarjes së tyre.

"Kurse sa i takon Lëvizjes Besa ata kontaktojnë drejtëpërdrejtë me palën maqedonase, ndërsa kam komunikim të përhershëm me Aleancën për të parë gjërat më mirë", ka thënë Ahmeti.

Kur do ta kemi qeverinë e re?

"Me rëndësi është se gjërat kanë hy për së mbari për zgjidhje dhe ky transfer bëhet në mënyrë të qetë pa ushtrim dhune, presion, terror psikologjik dhe në këtë drjetim ka investuar BDI që të mos përsëritet 27 prill.

Përpjekjet janë që sa më shpejtë të ndodhë dhe a do ndodhë benda javës apo 10 ditësh, pritet të shohim", ka thënë Ahmeti.

"Qeverisja nuk do jetë lehtë, opozitës asnjëherë nuk mund t’ia përcaktosh kornizat sesi duhet të veprojë, por pres edhe situata si përplasje poltike rreth koncepteve, ndarjes së drejtësisë derisa ende kemi një gjyqësi të partizuar.

Sigurisht se do jetë mandat me një avari dhe të mos ketë përplasje si ato më 27 prill, por të ketë debat konstruktiv", ka thënë Ahmeti, përcjell "Aktuale.mk". /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori