Qeveria e Maqedonisë mposhtet nga mushkonjat
Pëlqej
Qyteti i Shkupit thotë se spërkatet kundër mushkonjat, ndërsa qytetarët nuk dëgjojnë zhurma avionësh në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që në trupat e tyre vazhdojnë të shtohen njollat nga kafshimet e mickonjave. Tërë kjo situatë u përdor për politikë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se spërkatet kundër mushkonjave të tepërta, por aeroplanët nuk dëgjohen.

“Procedura dhe mjetet janë të njëjtat, sikurse deri më tash. Risi gjatë këtij viti janë aeroplanët të cilët nuk bëjnë zhurmë sikur më parë, dhe supozoj se këtu është habia e njerëzve që mendojnë se nuk spërkatet”, ka shkruar zëdhënësi i Qytetit të Shkupit në rrjetin social “Facebook”, Valon Salihu.

Ndërkaq, nga ndërmarrja përgjegjëse për spërkatjen, aeroklubi “Shkupi” thonë se avionët janë të rinj.

“Ky lloj i avionëve janë të pazhurmshëm, dhe janë tre herë më të qetë se aeroplanët Antonov AN-2 me të cilët spërkateshe gjatë viteve të kaluara, të cilët tashmë janë të ndaluara nga shtetet e Bashkimit Evropain për shkak të zhurmës”, thanë nga aeroklubi.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev duke e krahasuar këtë periudhë me atë të vitit paraprak, kur Maqedonia ishte pjesë e Superkupës.

“Para një viti Shkupi e priti Real Madridin dhe Mançesterin. Sot Shilegov nuk mund të spërkat kundër mushkonjave. Kthehu Koce. Aq”, ka shkruar në rrjetin social “Twitter”, Gjorçev.

E ndërkaq tërë kjo situatë, sado e pakëndshme, në rrjete sociale u shndërrua në komedi, duke thënë se edhe pse nuk shkaktohet vdekje nga mickonjat, nuk është turp se ka pasur gabimet.

“Dhe nuk është turp të pranohet se ka pasur gabim – turp është të nënvlerësohet inteligjenca e opinioni – kështu askush nuk do të përfitojë, ndërkaq të gjithë do të humbasin”, shkruajnë qytetarët.

Qytetarët: Nuk mund të dalësh as për shëtitje
Edhe qytetarët që dje në orët e vona të mbrëmjes shëtisnin rrugëve të qytetit të Shkupit, ankoheshin nga mushkonjat.

“Nuk mund të shëtisim. Gjithandej ka mickonjat. Ja shikoni trupat si na janë bërë”, tha qytetarja A.L,raporton portalb.

“Nuk ka ndodhur më parë kështu. Nuk ka pasur kaq shumë mickonja. Kjo është e tepërt. Trupi tërë njolla na është bërë”, tha një tjetër qytetare.

Problemi me mickonjat në Shkup ka nisur që në pranverë.
Shtuar më 10/08/2018, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori