Qeveria duhet të kthejë në 2015 një borxh prej 425 mln euro
Qeveria e Maqedonisë për këtë vit duhet të shlyejë një borxh prej 425 milionë eurosh. Nisur nga strategjia fiskale e hartuar nga Qeveria, për vitin 2015">2015 llogaritet se 325 milionë euro duhet t’u kthehen kreditorëve të huaj dhe rreth 100 milionë euro kreditorëve vendas.

Detyrimeve që Qeveria maqedonase duhet të shlyejë i shtohen edhe 97 milionë euro kamata për kreditë.

Pjesa më e madhe e mjeteve financiare mësohet se është siguruar me anë të një eurobligacioni me vlerë 500 milionë euro, të marrë gjatë vitit të kaluar.

Në strategjinë fiskale të Qeverisë, thuhet se shteti duhet të marrë borxh shtesë rreth 346 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave do të huazohet nga kreditorë të huaj.
Me gjithë borxhet që do të merren dhe do të shlyhen, Qeveria vlerëson se borxhi publik i vendit, në fund të vitit 2015">2015, do të mbetet në nivelin e njëjtë prej 45.5 për qind të Bruto Prodhimit Vendas. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori