Qeveria "dënon" SHBA-në, reagon BDI-ja
Pëlqej
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar, pas vendimit të MPJ-së së Maqedonisë për notë verbale kundër ambasadës së SHBA-ve.

“Kjo që po ndodh sot nuk është për t’u përshëndetur dhe në fakt është për të shprehur keqardhje. Ky hap është ndërmarrë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe jo nga qeveria. MPJ-ja është dikaster i veçantë në kuadër të qeverisë dhe nuk është se është konsultuar partneri i koalicionit apo zhvilluar negociata në nivel të VMRO DPMNE-së dhe BDI-së lidhur me notën e protestës që i është dorëzuar ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.”, deklaroi Artan Grubi.

BDI ka mbajtur qëndrimin se këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet mes Shkupit dhe Uashingtonit. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori