Qeveria deklarohet për Prokurorinë Publike
Definitivisht, për ne si Qeveri propozim Ligji për Prokuroria Publike që është përpiluar është zgjidhja më adekuate dhe konsiderojmë se i njëjti duhet të zbatohet, pa zvarritje”, kështu është deklaruar zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Mile Boshnjakovski sot në konferencë për media, transmeton Portalb.mk.

Propozim-Ligji i Prokurorisë Publike është temë diskutimi i grupit të punës ndërmjet partisë opozitare, VMRO-DPMNE dhe Qeverisë së RMV-së, por edhe pse të hënën u realizua takim, nuk u arrit marrëveshje. Në lidhje me këtë, Boshnjakovski, ka njoftuar se takimi i ardhshëm i grupit të punës ndërmjet opozitës dhe Qeverisë, për propozim-Ligjin e Prokurorisë Publike do të mbahet të premten, ndërkaq deri nesër, e enjte, opozita duhet t’i dorëzojë qëndrimet në formë amendamentesh

“Kështu është marrë vesh në takimin paraprak. Takimi tjetër është marrë vesh se do të ndodh të premten, këtë të premte, dhe po, ekzistojnë dallime kyçe ndërmjet opozitës, përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, dhe Qeverisë së RMV-së”, tha Boshnjakovski.

Dallimet kyçe janë:

– opozita kërkon që PSP-ja të jetë sektor në kuadër të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe jo Prokurori e veçantë siç është qëndrimi i Qeverisë dhe

– ardhmëria e lëndëve që PSP-ja i ka në rrjedhë, procedurat parahetimore dhe aktakuzat që janë ngritur pas 18 muajsh nga dorëzimi i materialeve.

Nga ana tjetër, të hënën në Ministrinë e Drejtësisë kanë nisur bisedimet mes grupit punues të VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga avokati, Toni Menkinovski, ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe përfaqësuesit të BDI-së, Artan Grubi, për tejkalimi i dallimeve për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Në takimin e parë nuk pat marrëveshje.

Lufta kundër korrupsionit, Ligji për Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe reformat në sektorin e sigurisë, janë fushat që Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet t’u kushtojë vëmendje javëve në vijim, sepse ato do ta përcaktojnë fatin e marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), kështu ka vlerësuar eurokomesari Johanes Han.
Shtuar më 20/03/2019, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori