Policia: Taulant Balla qëlloi me armë zjarri edhe për “Shën Valentin” (FOTO LAJM)

Kanë dalë të tjera detaje nga arrestimi i efektivit të policisë në Komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

Pas arrestimit, gjatë kontrollit, atij iu gjet një arsenal armësh në banesë.

Sipas burimeve polici Taulant Balla prej kohësh terrorizonte banorët e lagjes së tij në “Farke te vogël” duke shtënë me armë zjarri në ajër.

Të njëjtat burime shtojnë se Balla, gjatë muajve të fundit, nën efektit e alkoolit, kishte qëlluar në ajër me armë të ndryshme, kryesisht në dite festive si festa e flamurit dhe Viti i Ri. Hera e fundit që ai terrorizoi lagjen ishte për Shën Valentin në 14 shkurt./albeu.com/