Qeni prish ëndërrën e shqiptarit për të shkuar nga Gjermania në Angli
Shqiptarët po vahdojnë të çudisin botën me veprimet e tyre. Para liberalizimit të vizave tentonin të hynin ilegalisht duke paguar edhe shuma të mëdha parash në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa nv ditët e sotme të liberalizimit shqiptarët po tentojnë sërish të hynë ilegalisht nga vendet e Bashkimit Evropian drejt Anglisë.

Kështu ka vepruar edhe një shqiptar që tentoi të shkonte ilegalisht nga Gjermania për në Angli por e pësoi nga një qen.

Për shkak se deshi të futej në mënyrë të paligjshme në një anije në Cuxhaven të Gjermanisë, një shqiptar 24-vjeçar është kafshuar nga një qen.

Personi është zbuluar të enjten e kaluar nga roja e sigurisë e një kompanie të sigurisë, në përpjekje për të kaluar gardhin e zonës së portit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Pas kësaj, qeni ka vrapuar drejt tij dhe e ka kafshuar.

Policia gjermane, të martën e ka përshkruar atë si “të komprometuar”: Kështu janë pagëzuar personat të cilët përpiqen të futen nëpër portet gjermane ilegalisht e për të marr ndonjë anije për të dalë ilegalisht nga Gjermania.

Sipas një raporti të “Cuxhavener Nachrichten”, këtë rrugë e përdorin të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët nuk kanë dokumente përkatëse për të hyrë në Britani të Madhe.
Shtuar më 29/08/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori