Qëllon me armë, plagoset 49-vjeçari
Një incident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar dje në mbrëmje në ambjentet e lokalit "Konak" në qytetin e Kërçovës, raportojnë mediat maqedonase.

Sipas njoftimit të policisë, ngajrja ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes ku Jetmir. Ç (34 vjeç) ka plagosur me armë zjarri shtetasin Zendeli. I (49 vjeç), duke e lënë të plagosur në këmbë.

Siç bëhet e ditur nga burimet policore në Kërçovë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një zënke banale lidhur me disa mosmarrëveshje familjare. Autori i plagosjes është vetëdorëzuar në polici bashkë me armën e krimit.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brëndshme të Maqedonisë, sot pritet edhe zbardhja e plotë e ngjarjes dhe arsyet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 13:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori