Makina përplaset me anësoren te ura e Tapizës, humb jetën shoferi (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Ura e Tapizës-Fushë Krujë. Një mjet është përplasur në kthesën e urës së Tapizës me një beton që shërbente në ndërtim të urës

Ura është në rikonstruksion dhe rruga devijon, ndërsa viktima nuk është orientuar nga errësira, duke u përplasur në betonin duke humbur jetën nga përplasja e fortë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 08:16