Berisha publikon fotot: Akt barbar, përdhoset nga Lal Plehu tempulli i shenjtë i Helvetive

Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin sociaal Facebook disa fotografi ku duket i rrëzuar përtokë, rrethimi i Selisë Qëndrore të Tarikatit të Helvetive në Tiranë.

Berisha ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tiranë për përdhosje të këtij tempulli të shenjtë, përderisa bashkia ka ndërmarrë veprime kundër tij pa asnjë paralajmërim.

Postimi i Plotë

“Përdhoset nga Lal Plehu, tempulli e Shenjte i Halvetive! – shkruan Berisha ën Fb. – I prishin rrethimin pa asnjë paralajmërim, Selisë Qëndrore të Tarikatit të Halvetive!

Lexoni mesazhin, shikoni fotot e qytetarit dixhital. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbar që përdhos një tempull të shenjtë, fyen dhe lëndon rëndë mijëra e mijëra besimtarë të këtij Tarikati të respektuar me kontribute të çmuara në historinë e besimeve në Shqipëri. ”


Shtuar 28.04.2020 08:08