Qelia e burgut po e pret, avokati flet për Gruevskin
Avokati i ish-kryeministrit të Maqedonisë, Dimitar Dangov tha se nuk di se ku gjendet klienti i tij.

Ai nuk dëshironte të jep deklaratë, por me letër u përgjigj se Gruevski nuk ka të drejtën e ankesës në Gjykatë të Lartë për vendimin e Gjykatës Penale. megjithatë, ai shtoi se do të shfrytëzohen të gjithë mundësitë tjera juridike.

Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski duhej të paraqitet në burgun e “Shuto Orizares” për vuajtjen e dënimit me burg për dy vite.

Shërbimet e gjykatës gjatë ditës së sotme u përpoqën t’ia dorëzojnë vendimin e Këshillit Penal, ku refuzohet kërkesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve dhe vuajtjen e dënimit.


Shtuar më 13/11/2018, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori