Qarkullimi i mallrave Kosovë – Maqedoni, tashmë më i lehtë
Vançe Kargov dhe Naim Huruglica
Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë sot nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë për çështje doganore. Marrëveshjen e nënshkruan drejtorët e dy drejtorive doganore – Naim Huruglica dhe Vanço Kargov, njofton Zhurnal.

Me këtë marrëveshje do të krijohet bazë juridike për bashkëpunim të ndërsjellë dhe konstruktiv në sferën e lehtësimit të dhe zhvillimit të tregtisë dhe transportit, shkëmbimit të ndihmës profesionale dhe teknike, si dhe për preventivë dhe luftë kundër kriminalitetit ndërkufitar dhe malverzimeve doganore.

Kargov dhe Huruglica nënshkruan edhe Marrëveshje për shkëmbim të informatave të caktuara në formë elektronike, përmes shfrytëzimit të sistemit SEED.

Informatat e pranuara përmes rrugës elektronike, para arritjes të ngarkesave ne kufi, paraqet aplikim të standardeve më të larta në përshpejtimin dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave në vendkalimet kufitare.
Shtuar më 01/10/2010, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori