Pyatt: Gabim historik i BE-së me Tiranën dhe Shkupin
Ambasadori i SHBA-së në Greqi Geoffrey R. Pyatt ka deklaruar nga samiti i Selanikut se vendi i tij mendon se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian mos hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ne vlerësojmë se ishte gabim historik i Bashkimit Evropian të mos shkojë përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Duke folur për SHBA-në, mendojmë se është shumë e rëndësishme që procesi i hapjes së negociatave të kthehet sa më shpejt. Me padurim presim të bashkëpunojmë me qeverinë e Greqisë që kjo të ndodhë.

Presim që të vazhdojmë të punojmë nga shumë afër, me qëllim që të ndihmojmë këto shtete t’i bëjnë reformat e rëndësishme, të cilat janë të rëndësishme për të qenë pjesë e familjes evropiane dhe mos të humbin shpresa”, deklaroi Pajat. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2019, ora 22:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori