Putini i dëshpëruar që Ballkani Perëndimor bashkëpunon me NATO-n
Pëlqej
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është përfshirë në debatin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj se po e destabilizojnë Ballkanin përmes imponimit të rolit të tyre dominues në këtë rajon.

Presidenti rus i ka kritikuar ato që i ka quajtur përpjekje të qëllimshme për ta rritur ndikimin perëndimor në një pjesë të botës që Moska e ka vlerësuar se ndodhet brenda orbitës së vet. “Politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve tjera perëndimore në Ballkan, të cilat kërkojnë ta imponojnë rolin e tyre dominuesrajon, ka qenë një faktor serioz i destabilizimit”, tha Putin.

Sipas tij, kjo politikë nuk do ta promovojë stabilitetin, por përfundimisht do ta rrisë mosbesimin dhe tensionet në Evropë. Ai i ka kritikuar edhe synimet e NATO-s për zgjerim në Gadishullin Ballkanik. “E kemi përsëritur vazhdimisht se zgjerimi i NATO-s është relikt i luftës së ftohtë dhe strategji destructive ushtarake”, ka thënë ai.
Shtuar më 16/01/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori