Pullat e reja postare me imazhet e Ali Pashës dhe Ibrahim Temos
Me rastin e Festës së Flamurit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup do të organizojë sot dy ngjarje të rëndësishme.

Në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, ai do të promovojë pullat e reja postare me dy figurat e shquara të historisë sonë kombëtare, Ali Pashë Tepelena dhe Dr. Ibrahim Temo.

Në promovim do të flasin drejtuesit e këtyre dy institucioneve dhe historianë, si dhe do të shpërndahen pullat e reja postare.

Gjithashtu në bashkëpunim me Institutin e Historisë së Tiranës, sot do të bëhet promovimi i librit të autorit Hamit Kokalari: "SHKUPI – Konsiderata etnografike, historike, ekonomike – (1942)", i përgatitur për botim nga Marenglen Verli. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2015, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori