“Puçi” dhe “bombat” e zbresin Gruevskin "me këmbë në tokë"
Pas konferencës së shtypit të kryeministrit Nikolla Gruevski, që u mbajt më 31 janar të vitit 2015, kur edhe paralajmëroi aferën “Puçi”, i tërë fokusi i Qeverisë, por edhe i kreut të saj, u drejtua më shumë në ndodhitë brenda shtetit. Si pasojë filloi të zbehet agjenda e politikës së jashtme.

Udhëtimet e Gruevskit u rralluan, duke e bërë "të zbresë me këmbë në tokë", ndërsa u zvogëluan edhe vizitat e shtetasve të huaj në vend.

Kryeministri i Maqedonisë prej 31 janarit deri më tani ka realizuar vetëm një takim me kryeministrin Aleksandar Vuçiç, dhe dy takime me funksionarë të Serbinë dhe Kroacisë, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryetarin e PPE, Jozef Doll.

U paraqitën paralajmërime se Gruevski në Samitin e PPE do të ketë takim me kancelarin gjermane dhe shefen e partisë CDU, Angela Merkel, por ky takim nuk u mbajt. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori