Publikohet biseda ku Abdilaqim Ademi flet për rastin "Monstra"
Dalin për publikun transkriptime nga bisedat që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e fundit për shtyp dhe që lidhen me rastin "Monstra".

Përkthimi nga maqedonishtja në shqip (ashtu si e publikoi Zaev) në disa raste është i pakuptimtë dhe disa herë edhe me gabime.

2 maj 2012

Abdilaqim Ademi- Qimi

Ademi: Ende jeni në mbledhje?

Q: Po.

Ademi: Qimi, bisedoj me dikë atje, le të ketë më shumë sqarime për opinionin, me fotografi sepse kështu paraqiten shumë dilema. Dakord?

Qimi: Mirë. Unë i thash t’i ndajnë, këto pesë që akuzohen drejtpërdrejtë për veprën, të tjetër s’kanë lidhje me veprat, përshtypja se gratë e mbuluara kanë marrë pjesë në organizimin e vrasjes, ku kjo nuk ka lidhje.

Ademi: Ka shumë dilema, madje edhe të huajt kanë dilema me mundësi që të ketë më shumë shpjegime, mundësisht ato që nuk kanë lidhje me veprën të lëshohen dhe më pas të mbahen për armëmbajtje pa leje. Kjo punë të bëhet me numër sa më të vogël.

6 maj 2012

Shefiq i tha Abdylaqimit se janë në Kosovë për momentin tek familja e Hajredinit. Abdylaqimi më tha se kur të lirohet thirrje Bujarin sepse dëshiron të konsultohet për takimin e djeshëm.

N.B (Nevzat Bejta )

N: Sa dola nga xhamia. Në qendër ka 30 persona. Organizator është një familje nga PDSH që tentojnë edhe me ne edhe me PDSH. Ishin ato diku 15 vite, është familja Fidanoski. Kanë një haxhi të mbyllur për bashkëpunim.

A: Aha.

N: Janë mbledhur disa prej atyre me mjekra. Brohoritin, u bënë 150, tani duhet të largohen. Poshtë Qeveria, poshtë BDI, lartë DR dhe kështu. Nuk ka ndonjë organizim të veçantë.

A: A thonë poshtë NB apo jo?

N: Jo. Thonë “Allahu Ekber”. Isha në xhami, tek xhamia ku mora vesh se do të fillojnë, unë shkova atje. Më nxorën përpara njerëzit. Më pyetnin, për këtë u qëndrova në grupe, thash jo, nuk ka organizim, nuk ka asgjë. Dakord? Këtu në Gostivar nuk ka problem.

A: Mirë.

N: Në Tetovë?

A : Në Tetovë s’di, këtu shëtitin nga pak.

N: Unë do të vijë atje, edhe pak.

A: Mirë, eja.
Shtuar më 29/04/2015, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori