Arrestohet shpërndarësi i drogës në Vlorë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kap me 500 doza kanabisi, të cilat dyshohet se i shpërndante dhe shiste nëpër qytet.

I arrestuari është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në lagjen “11 Janari”.

Gjatë kontrollit fizik që uniformat blu kanë ushtruar ndaj tij dhe automjetit me të cilin po lëvizte, shërbimet e Policisë kanë gjetur kanabis të ndarë në 500 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e tij.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 20.07.2023 14:54