Interi humbet përsëri pikë, fillon distancimi nga kreu (VIDEO)

Interi ka zhgënjyer përsëri me një barazim ndaj Fiorentinës.

Ndeshja nuk ka qënë me ndonjë intensitet të lartë apo me raste tepër konkrete. Të parët që shënuan ishin miqtë në minutën e 50-të me Torreira pas një asistimi nga Gonzales.

Festa nuk zgjati shumë për Fiorentinën pasi Interi barazoi shifrat në minutën e 55-të me Dumfries. Perisic mori bukur krahun e majtë dhe dërgoi një top në drejtim të holandezit i cili e çoi topin në rrjetë.

Në pjesën tjetër të mbetur të lojës Inter nuk u tregua i rrezikshëm dhe kështu për Inzaghin janë vetëm 1 pikë më shumë të shtuara në tabelë.

Inter ndodhet në vendin e tretë me 60 pikë, me një ndeshje më pak./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 19:58