Pesë ditë më parë PSP kërkoi shqyrtimin e rastit “
Sopot”, ku sipas institucionit
rasti është
kërkuar nëse kjo përfshihet nën kompetencën e PSP-së, duke marrë parasysh një bisedë të përgjuar, ku përmendet ky rast.
"Në bazë të
bisedave të publikuar, është
kërkuar rasti ‘
Sopot”, qëllimi i saj të shqyrtohet juridiksioni për kompetencën tonë ndaj lëndës.
Duam të sqarojmë se padia penale kundër të pandehurve në rastin “
Sopot” është e lidhur me përmbajtjen dhe veprat që dalin nga përmbajtja e
bisedave në lidhje me çështjen, dhe për shkak të rrethanave të tilla ne kemi një detyrim ligjor për të
kërkuar këtë rast, në mënyrë që të shpallim juridiksionin tonë mbi të.
Ne deklarojmë se periudha nga viti 2008 deri në vitin 2015 e cila është e specifikuar në Ligjin për Prokurorinë Publike të veprave të ngjashme që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, ka të bëjë vetëm me kohën e komunikimeve të monitoruara në mënyrë të paligjshme, e jo edhe në kohën kur ka ndodhur ngjarja", thuhet në njoftimin e PSP-së. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016,
ora 17:17