PSP: Po hetohen politikanët që kanë keqpërdorur fondet
Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë e cila si institucion buron nga Marrëveshja e Përzhinos pas një periudhe të caktuar në konferencën e sotme njoftoi se nuk ka ndonjë hetim të radhës.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot nuk do të publikojë të dhëna për ndonjë hetim të ri. Kjo u bë e ditur nga prokurorja speciale, Lençe Ristoska, e cila bëri të ditur se qëllimi i konferencës është informimi, bazuar në dispozitat ligjore, duke mos dëmtuar aspak hetimet, transmeton Telegraf.

Konferenca mbahet për t’u përgjigjur pyetjeve të cilat janë adresuar nga opinioni publik, pyetje që ndërlidhen me vendimin e kryetarit Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime.

Prokurorja Ristoska deklaroi se për PSP-në, çdo person i hetuar, konsiderohet i pafajshëm, derisa nuk tregohet e kundërta, me vendim gjyqësor, ndërkaq, në lidhje me kryetarin Ivanov, PSP-ja pret, që Ivanovi të veprojë sipas obligimeve që ia përcakton ligji, mirëpo për PSP-në drejtësia nuk mund të ketë qasje të pjesërishme, ashtu siç kryetari ka tërhequr vendimin e tij.

Prokurorja Ristoska, gjithashtu theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje nga kryetari Ivanov, se ku i ka marrë informacionet për personat të cilët janë nën hetime nga kjo prokurori. Ata shpresojnë që së shpejti të kenë një përgjigje konkrete.

Ristoska po ashtu bëri të ditur se deri tani ka 7 procedura hetimore ndaj 60 personave, kurse procedurat parahetimore janë në rritje e sipër. Për të mos dëmtuar procesin, PSP-ja nuk do të jep detaje.

Procedurat parahetimore lidhen me çështje financiare, që kërkojnë një kohë më të gjatë për të arritur në përfundim të saktë.
Rikujtojmë opinionin se ky rast është i pesti me radhë në fokus të PSP-së, të cilët ende nuk kanë epilog. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori