PSP, paraburgimet “zero” do t’i ankimojë në Apel
Prokuroria Speciale zeron e paraburgimeve nga Gjykata Penale do ta përmirësojw në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e shkallës së dytë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë në fokusin e opinionit. Nëse gjatë fundjavës në rolin kryesorë ishin kolegët e tyre nga Penalja, tani gjykatësit e Apelit do të duhet t’i revidojnë vendimet e kolegëve të tyre nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ekipi i Janevës paralajmëroi se janë duke u përgatitur ankesat ndaj masave të buta të gjykatës Penale. Procedura parasheh që pas ankesës së PSP-së mos caktimin e masës së paraburgimit, Apeli ka afat prej 2 ditëve të vendos se kush ka të drejtë. Vallë Penalja që nuk ka shqiptuar ose Specialja që ka kërkuar paraburgim? Për ish gjykatësin Valentin Zafirov, vendimet e gjykatësve që të mos shqiptojnë paraburgim janë të pritura.

"I pamë vendimet lidhur me propozimet e Prokurorisë Speciale për paraburgim. Cila është prapavija tjetër? Madje edhe gjykatësit të cilët konsiderojnë se janë të tyre, e nuk janë 100% të sigurt se do të veprojnë ashtu, i larguan nga ushtrimi i detyrës. Pastaj si zgjidhen gjykatës swarovski " deklaroi Valentin Zafirov, ish gjykatës.

Zafirov si ish gjykatës dallon kurdisjen e gjykatësve edhe në oraret, të cilat në Gjykatën e Apelin ndërroheshin shpesh.

Sipas tij, është e palejueshme nga disa herë të intervenohet në orarin vjetor të gjykatësit, meqë rregullorja e gjykatës parasheh orari të bëhet njëherë në vit ose në mënyrë të jashtëzakonshme, nëse ndonjë sektor i caktuar në gjykatë është i stërngarkuar me punë.

Kjo është kurdisje e qartë dhe për këtë janë më se të vetëdijshëm nga Gjykata Penale, se i nënshtrohen përgjegjësisë penale. Edhe mua më brengos fakti që edhe më tej vazhdojnë të punojnë kështu. Pra, janë futur thellë në kriminalitet, dhe për këtë kanë frikë nga përgjegjësia – theksoi Zafirov. /albeu.com/

Shtuar më 14/07/2017, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori