Inzaghi: Nuk e prisja një rezultat të tillë

Simone Inzaghi foli për “DAZN” pas ndeshjes me Fiorentinën i zhgënjyer.

“Pjesa e parë ishte e pamjaftueshme, një ekip si i Interit duhet të bëjë më mirë. Në të dytin, pas golit, ne krijuam shumë, por nuk ishte e mjaftueshme.

7 pikë nga 7 ndeshjet e fundit po fillojnë të peshojnë, bëmë një pjesë të dytë të mirë por nuk mjaftoi.

Nuk kemi frikë nga reagimi psikologjik i ekipit, por përgjegjësi. Bëmë muaj perfekt ndërsa tani po zbresim për poshtë, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos dorëzohemi deri në fundë.

Nuk e prisja një rezultat të tillë, prisja më shumë por si i pari i ekipit, kam përgjegjësi të plotë për këto rezultate”, u shpreh Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.03.2022 21:03

Tags: ,