PSP nesër do të mbajë konferencë për shtyp
Prokuroria Publike Speciale, ka njoftuar mediat se nesër në orën 10:00 në hapësirat e saj do të mbajë konferencë për shtyp, njofton Portalb.

Ende nuk bëhet e ditur se për çfarë do të jetë konferenca e nesërme, megjithatë në publik është zbuluar se PSP po punon në lëndën lidhur me projektin “Shkupi 2014">2014”.

“Nga Prokuroria Speciale, mora letër se ata punojnë në katër lëndë për “Shkupi 2014">2014”. Erdhën në Komunën Qendër dhe i morën të gjitha dëshmitë materiale. Për atë jam optimist se PSP së shpejti do të fillojë me lëndën për kriminalitetin në “Shkupi 2014">2014”, tha kryetari ka deklaruar para dy javëve, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovsi.

Më parë, kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, e ka tërhequr faljen për 22 persona, politikanë, por nga PSP kanë thënë se presin të tërhiqet falja në tërësi. /Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori