PSP: "Na habit raporti armiqësor i gjykatave"
Prokuroria Speciale Publike është shprehur e habitur për raportin armiqësorgjykatave, lidhur me rastin "Arka".

"Ne jemi të hapur për bashkëpunim me gjykatat dhe e tërë veprimtaria e jonë është në drejtim të vendosjes së bashkëpunimit.

Sinqerisht jemi të zhgënjyer nga ky lloj i njoftimeve si ishte ai i djeshmi i Gjykatës, si dhe qëndrimit të saj armiqësore.

Në linjën e fundit ne jemi këtu, dhe besoj se edhe Gjykata, që të luftojmë kundër krimit.

Është e paqartë se nëse kemi kauzë të njëjtë, pse të kemi raporte armiqësore. Mënyra e njoftimit nuk është në rregull", theksoi Ristovska nga PSP, transmeton "Telegrafi"./albeu.com/


Shtuar më 07/10/2016, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori