PSP merr kompetencat e rastit "Sopoti"
Prokuroria Speciale Publike ka bërë të ditur ka marrë në kompetencë të saj rastinSopoti”.

Pas dhënies së këtij rasti nga Gjykata Penale e Shkupit, PSP kishte tetë ditë kohë për të dhënë një përgjigje.

Avokati Naser Raufi, ka konfirmuar për TV21 se në seancën e shtatorit, ”Sopoti” do të përfaqësohet nga PSP-ja.

rastin e Sopotit janë të dënuar 11 banorë të këtij fshati për terrorizëm dhe u dënuan me 150 vite burg.

Ky rast ka të bëjë me incidentin e vitit 2003 kur në mina shkeli një kontingjent polak i NATO-s, ku u vranë dy pjesëtarë.

PSP, më herët bëri të ditur se ka të dhëna të besueshme që dëshmia kryesore ku është bazuar akuza, është marrë në rrethana të dhunshme. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2017, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori