Situata e CR7, Man.United gati ta lërë të largohet në formë huazimi

Manchester United së fundmi raportohet se ka pranuar që Ronaldo të largohet nga ekipi, por vetëm në formë huazimi.

Sipas ‘The Mirror’, Manchester United është i gatshëm t’i japë Ronaldos atë që dëshiron, ta lënë të largohet, por vetëm në huazim.

‘Djajtë e Kuq’ po kërkojnë që ylli portugez të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij me 12 muaj përpara se të bien dakord për ta lënë atë të transferohet në një klub tjetër.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit portugez./albeu.com