PSP bastis kompaninë dhe arreston pronarin e Spitalit Sistina
Pëlqej
Prokurorë të Prokurorisë Publike Speciale sot nga mëngjesi kanë hyrë në zyrat e kompanisë së biznesmenit të njohur Orce Kamçev.

Hetimi i ri i Katica Janevës mban pikërisht emrin kodues “Perandoria”. Të dyshuar janë gjithsej 13 persona. Përveç Kamçevit, në mesin e tyre është edhe ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov.

Kontrollet kane filluar nga ora 6 e mëngjesit në selinë e kompanisë “Orka Holding” në Shkup por edhe në kompaninë “Pelisterka” nga Manastiri.

Nga Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme janë realizuar 12 bastisje dhe janë shoqeruar pesë nga personat e dyshuar, mes tyre edhe Orce Kamcev.

Hetimi i Speciales ka treguar se ka baza që t’i ndjek për disa vepra edhe atë: bashkim kriminal, dëmtim apo autorizim të kreditorëve, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim e pastrim parash.

"Gjatë procedurës para-hetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetimore si dhe me zbatimin e masave të posaçme hetimore, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme prej ku doli dyshimi i bazuar se në periudhën 2002 deri 2013, të dyshuarit i kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkohen edhe përmes personave juridik që kanë qenë apo janë në pronësi të tyre", -theksojne nga PSP.

Kjo kompani ishte pronare e shumë biznesneve, duke filluar nga biznesi me prodhimtarinë në sferën e tekstilit, duke u përfshirë edhe në sferën e mediave, pasi që ishte bashkëpronare e disa gazetave të përditshme, që më pas u shuan. Kamcev ehste edhe aksioner dhe drejtor i pergjithshem i spitalit Sistina.

Më 29 gusht të vitit 2016, Kamçev është marrë në pyetje në PSP, por Prokuroria atëherë nuk tregoi se në çfarë cilësie ka qenë dhe për cilin rast është ftuar.

PSP pas procedurës parahetimore të kryer, tashme ka hapur lëndë të re me emrin “Perandoria” kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenard Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska-Kamçevskës, Hristina Kamçeva-Stojçeskës, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladisall Stajkoviqit, Todor Mirçevskit, Dejan Janevit, Vançe Mijallçevit dhe Jovançe Taskovskit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel”. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori