PSP hap hetimin ndaj TEC Manastir dhe ELEM
Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka filluar hetimin në Termocentralin Energjetik në Manastir dhe në kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike në Maqedoni ELEM.

Prokuroria Speciale e bazon hetimin në tenderat për gëryerjen, zgjyrën dhe trasportin e qymyrit në TEC Manastir.

Nga PSP nuk tregojnë se çfarë është si rast hetimi në ELEM por merret vesh jo-zyrtarisht se në ELEM kërkohen dokumente që lidhen me punën e kësaj kompanie, në pjesën e bashkëpunimit me TEC Manastir./albeu.com/

Shtuar më 08/10/2016, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori