PSP: DSK nuk lejon hetuesit të qëndrojnë brenda
Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka refuzuar që një hetues i Prokurorisë Speciale të qëndrojë në këtë institucion për të siguruar të dhënat deri në ardhjen e ekspertit të huaj.

Lajmin e bëri të ditur me një komunikate Prokuroria Speciale duke thënë se përgjegjësia për sigurimin e pajisjes dhe sistemeve, deri në arritjen e ekspertit të jashtëm, në tërësi është ngarkesë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Përgjegjësia e cituar më lart për sigurimin e pajisjes dhe sistemeve, në tërësi është ngarkesë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim”, njofton Prokuroria Speciale Publike.

PSP deklaron se drejtori i DSK-së ka refuzuar kërkesën e tyre që brenda DSK-së të vazhdojë të qëndrojë një hetues i saj me arsyen se pajisja dhe sistemet që janë subjekt i hetimit, në tërësi janë të siguruara në bazë të rregullores për informata të klasifikuara dhe me pretendimin që të respektohen principet e fshehtësisë së funksionimit të kësaj Drejtorie.

“Drejtoria garanton se pajisja dhe sistemet që janë subjekt i urdhrit në tërësi janë të siguruara në pajtim me rregulloren për informata të klasifikuara.

Kërkesa nuk është pranuar edhe për shkak të respektimit të principeve të fshehtësisë së Drejtorisë”, thuhet mw tej.

Specialja bën të ditur se shpresojnë edhe në zotimin e ministrit Oliver Spasovski për të siguruar që asnjë material të mos nxirret nga objekti.

Që nga pasditja e të mërkurës, hetues dhe prokurorw të speciales kanë qëndruar në DSK për të siguruar të dhënat në lidhje me përgjimet nga viti 2008 deri në vitin 2015 në Maqedoni. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2016, ora 18:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori