PSP do ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimet e Gjykatës Penale
Prokuroria Speciale mungesën e paraburgimeve nga Gjykata Penale do të mundohet ta përmirësoj në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e shkallës së dytë gjatë ditëve të ardhshme do të jetë në fokusin e opinionit.

Nëse gjatë fundjavës në rolin kryesorë ishin kolegët e tyre nga Penalja, tani gjykatësit e Apelit do të duhet t’i rishikojnë vendimet e kolegëve të tyre nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ekipi i Katica Janevës paralajmëroi se janë duke u përgatitur ankesat ndaj masave të buta të gjykatës Penale.

Procedura parasheh që pas ankesës së PSP-së mos caktimin e masës së paraburgimit, Apeli ka afat prej 2 ditëve të vendos se kush ka të drejtë. Vallë Penalja që nuk ka shqiptuar ose Specialja që ka kërkuar paraburgim?

Me lejen e Gjykatës Penale, u vendos qe të mos jepej paraburgim për ish kryeministrin, Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori