PSP ankohet për lirimin e Sead Koçanit
Pëlqej
Prokuroria Speciale Publike është ankimuar në Gjykatën Penale për moscaktimin e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koan.

Dje gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit të parë në rastin "Trust", t’i merret pasaporta, ndërsa ai ka ofruar garanci prej 875 mijë euro. Afati në të cilin Këshilli Penal duhet të vendos është 48 orë.

Nëse vërtetohet vendimi i gjykatës së procedurës paraprake atëherë ai vendim do të jetë final.

Sead Koçan dyshohet se nëpërmjet kompanisë së tij "Transmet" dhe së bashku me kompanitë "Sileks Nemetali" dhe "Vato" me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga ELEM në vlerë prej 17 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori