Televizioni maqedonas "Kanal 5" ka transmetuar një kronikë, ku thuhet se Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë realizuar një takim.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të luftohen partitë e treta.
Për këto pretendime,
televizioni në fjalë bazohet në informacione që thotë se i ka siguruar nga burime partiake brenda PDSH-së dhe BDI-së.
Të pyetur lidhur me këtë takim , zyrtarë të PDSH-së kanë thënë se nuk ka ndodhur një takim mes liderit të PDSH-së dhe të BDI-së dhe aq më pak të jenë luftuar partitë e treta./dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014,
ora 09:47