E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Pse terroristi i Zelandës së Re ishte i magjepsur me historinë e Serbisë
28 vjeçari i akuzuar për vrasjen e 50 myslimanëve në dy xhamitë në Christchurch të premten kishte shkruar emrat e liderëve ushtarakë serbë – në cirilike – në armët dhe municionin e tij.

Ekspertët kanë thënë se interesi i hapur i vrasësit me historinë e Serbisë nuk është diçka e zakonshme mes vrasësve të së djathtës ekstreme.

Më tej ata shtojnë se kjo është pjesë e globalizimit të së djathtës ekstreme.

Kënga nacionaliste serbe që po e dëgjonte Tarrant derisa po e incizonte live sulmin po e lavdëronte liderin serb të Bosnjes, Radovan Karadziqin, që u dënua për krime lufte dhe gjenocid kundër myslimanëve të Bosnjes gjatë viteve 1992-95 në ish Jugosllavi.

Kënga ndër tjerash thoshte: “Karaxhiq, udhëhiqi serbët tu. Udhëhiqi serbët tu. Çdokush duhet ta shoh se ata s’ia kanë frikën askujt.”

Ky fascinim me Serbinë dhe Ballkanin në përgjithësi është atipik por jo i paprecedent për supremacistët e bardhë të vendeve të perëndimorizuara, sipas një ish neo-nazisti dhe analistëve tjerë që studiojnë të djathtën ekstreme.

“Fokusi mbi Serbinë është pak i pazakontë,” ka thënë Tony McAleer, ish anëtar i grupit neo-nazistë Rezistenca e Arianëve të Bardhë. “Në vitet 90’, në kulmin e krizave në Ballkan, e dija për njerëz që shkonin atje për të luftuar… shumica ishin ish-ushtarakë. Ju keni një nacionalizëm ekstrem në Ballkan që u manifestua gjatë konfliktit.”

“Disa njerëz si ai [Tarranti] mund ta marrin shembull Serbinë se si u mor me myslimanët. Njerëzit i kthehen historisë për t’u frymëzuar.”

Glorifikimi i simboleve serbe shumë më pak dominant mes neo-nazistëve në Perëndim. Dominon mitologjia e Veriorëve dhe sagat e Vikingëve.

“Ne po vijmë për Konstandinopojën,” thotë ai në manifestën 74 faqësh, duke iu referuar emrit të mëparshëm të Stambollit. “Do të shkatërrojmë çdo xhami e minare në qytet.”

Ka reaguar edhe Ivica Daçiq, i njohur në Serbi edhe si “Slloba i vogël” shkaku i retorikës së fortë nacionaliste dhe lidhjeve që kishte me diktatorin Sllobodan Millosheviq.

“I dënoj këto lloje të abuzimit; ai njeri s’ka asnjë lidhje me Serbinë,” tha ai në një konferencë për media. “Nuk e di se kush mund të jetë inspirimi i tij, por pashë edhe emra nga vende tjera, po ashtu.”

Por, ajo që është edhe më e çuditshme është se në manifestin e tij ai pretendon të jetë kënaqur në vendet jo-perëndimore. Ai ka thënë se nuk i do këta njerëz në vendet perëndimore, shkruan CBC në gjuhën angleze.
Shtuar më 20/03/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori