Pse Maqedonia nuk pranohet në NATO?
Maqedonia nuk pranohet në NATO për shkak të problemit me emrin që ka me Greqinë dhe jo për shkak të influencës ruse në këtë shtet.

Ky është shpjegimi që ka dhënë një zyrtar i NATO-s për Agjencinë MIA, pas zërave se Greqia e bllokoi Maqedoninë të hyjë në NATO, duke punuar kështu në interes të Rusisë, e cila nuk do anëtarësimin e Maqedonisë në aleancë.

"Nuk është aspak e vërtetë se Maqedonia nuk pranohet në NATO me qëllim që të mos provokohet Rusia apo se këtu ka ndonjë interes rus. Thjesht shteti i Maqedonisë ka një problem të pazgjidhur me Greqinë dhe kjo çështje duhet zgjidhur në Kombet e Bashkuara", ka thënë një burim i NATO-s në Shkup, transmeton Zhurnal.

Por, deri me tani NATO qendrore nuk ka dhënë një version zyrtar lidhur me faktin se përse Maqedonia nuk po pranohet në aleancën ushtarake. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori