Pse hesht BDI?!
Vrulli i Bashkimit Demokratik për Integrim për të zgjidhur problemet e shtetit është ndalur me fillimin e krizës me Kosovën.

Vizitat nëpër shtetet fqinje, deklaratat e fuqishme në emër të shtetit, mesazhet për fqinjësi të mirë, tashmë i kanë lënë vendin heshtjes në selinë e Bashkimin Demokratik për Integrim, shkruan Portali Albeu.com.

Që nga fillimi i krizës tregtare që po shkon drejt asaj politike mes Maqedonisë dhe Kosovës, ku si pikënisje ishte vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për bllokim të importit të grurit dhe miellit nga Kosova, nga selia e kësaj partie nuk ka dalë zë.

Kështu, nga BDI akoma askush nuk e parë të arsyeshme të prononcohet zyrtarisht në lidhje me këtë problem, pavarësisht se bllokimi i kufirit me Kosovën, më shumë se çdokend tjetër prek shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Kosovës.

Si duket, për BDI-në më e rëndësishme është çështja e emrit, kontest i pazgjidhur për më shumë se 20 vjet, se sa kriza e momentit me Kosovën që po dëmton rëndë shqiptarët, aq më shumë që kjo krizë është shkaktuar nga një vendim i qeverisë, pjesë e së cilës është vet BDI.

Dhe pyetja që e bën çdo qytetar shqiptar është, vallë, përse BDI nuk tregon zellin dhe vullnetin e njëjtë për zgjidhjen e krizës me Kosovën kur atë se kursen për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë?! /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori